Tirana do të jetë qendra e një ngjarje të jashtëzakonshme për industrinë e qerpikëve më datat 28 dhe 29 gusht 2024.
Kampionati & Konferenca Ndërkombëtare Lash Evolution Albania® do të sjellë së bashku ekspertë, inovatorë dhe profesionistë nga të gjitha anët e botës për të shkëmbyer njohuri, përvoja dhe praktika më të mira në fushën e qerpikëve.
Kampionati do të përfshijë konkurrencën në tre kategori kryesore: qerpikë klasik, qerpikë 2-3D dhe efektin “Wet Look”.
Pjesëmarrësit do të sfidojnë veten në këto ketegori duke shfaqur aftësitë e tyre në modelimin e qerpikëve për të krijuar pamje të mahnitshme.
Ekspertë të fushës së qerpikëve do të ndajnë njohuritë, eksperiencën dhe tendencat më të fundit të kësaj industrie. Konferenca premton të jetë një forum i shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë dhe për të frymëzuar njëri-tjetrin në rrugën drejt suksesit në botën e qerpikëve.